Taksa e gjelber PD Rama po e perdor per fushate

Taksa e gjelbërimit ka shkaktuar replikën mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Zëvendësministri i mjedisit, Taulant Bino tha se kjo taksë e qytetarëve nuk ka shkuar në destinacion, ndërsa bashkia e Tiranës tha se zëvendësministri nuk është informuar se kjo taksë është hequr për qytetarët katër vjet më parë.
“Të ardhurat e bashkisë nga taksa e gjelbërimit në 4 vitet e fundit shkojnë në 17 mln $ prej të cilave 6.4 mln $ vetëm në vitin 2010, 5.7 në 2009-ën, 3.5 mln $ në 2008-ën dhe 2 në 2007-ën. Ku janë përdorur 17 milionë dollarë? Sigurisht jo në gjelbërim, por në mitingje elektorale”- tha Bino.
“Që taksa e gjelbërimit është hequr për qytetarët këtë zv/ministri i mjedisit e di fort mirë, sepse është anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës. Sa për pemët e mbjella në Tiranë, le të dalë Saliu dhe Lulët e tij dhe t’i numërojnë, se falë stinës dhe falë kontributit të bashkisë së Tiranës dhe kontributit të qyetarëve, kanë çelur në çdo cep rruge në kryeqytett”- tha Florion Serjani, zëdhënës i Bashkisë.
Rovena Moçka