E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis printimi 500 mije flete votimi ne nje dite

Fletët e votimit, një element i lakuar dendur në politikën e këtij muaji, për dështimin ose jo të zgjedhje prodhohen pikërisht këtu.

Elona Gjylmi: “Këto janë 2300 fletët e komunës ruzhdie fshatit më të vogël të Fierit që për dy vite gjeneroi një debat të fortë politik”.

Prodhimi i 7milion e 400 mijë fletëve që do të përdorin shqiptarët në 8 maj kanë nisur me ngutje që prej pasidtes të së martës në shtypshkronjën Mediaprint, diku pranë Misto Mames.

“Të gjitha makineritë tona janë vënë në dispozicion të realizimit të të gjithë prodhimit të fletëve të votimit. Jemi orhan në mënyrë të tillë që të fitojmë kohën e humbur që kemi pasur për shkak të shtyrjeve nga Kolegji Zgjedhor. Kemi arritur që si fillim të realizojmë rreth 500 mijë fletë votimi në ditë. Po punojmë me kapacitet prodhimi 24 orë. Besojmë që brenda 12 ditësh do të arrijmë të mbyllim të gjithë këtë procec”- tha Anila Bisha, drejtoreshë e Media print.

Shtypshkronja që monitorohet rreptësisht nga kamerat e sigurisë ka përfunduar shtypjen e fletëve për këshillat bashkiakë të Tiranës, Beratit dhe Fierit. Së shpejti do të nisë prodhimi edhe për fletët e kandidatëve si kryebashkiakë dhe qarqeve të tjera, por gjithnjë sipas ritmeve në KQZ-së.

“Çdo gjë e jona nis nga ardhja e informacionit që vjen nga KQZ-ja. Më pas një grup i veçantë i kompjuterizon. Bëhet kontrolli i tyre, sepse janë në sasi të mëdha modelesh, më pas vazhdohet në realizimine proceseve të tjera teknike, që është realizimi në filma, lastrat, prodhimi”- tha Bisha. 

Çmimi për një votë llogaritet 8.8 lekë, por vonesat e paparishikuara dhe intensiteti 24 orësh i punës i ka shtuar fletës dhe 1.5 lekë të tjera. Ndonëse ende në negociata me KQZ-në, kostoja për prodhimin e fletëve të votimit mund të arrijë në rreth 76 milionë lekë nga 65 që ishte menduar fillimisht.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›