E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, përplaset për vdekje 67-vjeçari


LIBRAZHD - Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor nacional Librazhd-Përrenjas ku si pasojë ka gjetur vdekjen një 67-vjeçar. Veli Çuku ka qenë duke ecur kur është goditur nga një mjet tip "Volksvagen" me targa TR 9933 P, i drejtuar nga shtetasi Albert Morondju. Mësohet se Quku, me banin më Rrajcë, ka qenë duke ecur në rrugë dhe në momentin kur ka qenë duke kaluar, është përfshirë nga automjeti. Policia e mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para hetimore. Sipas të dhënave të para, dyshohet se viktima ka ndërprerë menjëherë rrugën. Gjithsesi, hetimet vazhdojnë dhe pritet që gjithçka të zbardhet pas përfundimit të procedurave hetimore. Aktualisht drejtuesi i mjetit do të duhet të përgjigjet për "shkelje të rregullave të qarkullimit" deri në përfundimin e hetimeve.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›