Buxheti i Tiranës 70 mln dollarë, Bashkia nis konsultimet me qytetarët
Tiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka nisur bisedimet me qytetarët e kryeqytetit, për projektbuxhetin e vitit 2012, i cili prashikohet që të jetë rreth 70 milion dollarë.
Kryebashkiaku Basha në një bashkëbisedim me banorët e njësisë numër 5 të kryeqytetit, theksoi se buxheti do të ketë një shpërndarje të drejtë dhe transparente.
“Buxheti i përmbahet filozofisë së çdo qytetari. Qyteti fillon nga pragu i derës së secilit prej jush. Tre janë shtyllat kyçe në projektbuxhetin e 2012-tës për Bashkinë e Tiranës, punësimi, cilësia e jetës dhe infrastruktura”,- theksoi Basha.
Kryebashkiaku i Tiranës siguroi qytetarët e njësisë numër 5 se pritet një trefishim i investimeve. Grupi opozitar i Këshillit Bashkiak është shprehur kundër këtij projektbuxheti, duke e cilësuar vlerën e tij një mashtrim politik të zotit Basha.
Procesi i konsultimit të buxhetit të vitit 2012 ka nisur në njësinë numër 5 në Tiranë dhe një praktikë e tillë do të vijojë edhe në zonat e tjera të kryeqytetit.
(el.me/BalkanWeb)