Festat, Bashkia e Tiranës vijon monitorimin në tregje
TIRANË-Task Forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimin e tregjeve të kryeqytetit me qëllim parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve.
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë vijuar sërish punën në monitorimin e disa tregjeve në kryeqytet, në pikat e shumicës dhe pakicës.
Kontrolli nuk vërejti luhatje spekulative të çmimeve, ndërsa informacioni mbi to përpunohet në mënyrë të përditshme. Në mënyrë të përditshme merret informacion mbi çmimet dhe luhatjen e tyre. Bashkia e Tiranës bën të ditur se për çdo rast abuzimi me çmimet do të merren të gjitha masat siç parashikohen në ligj sikundër emrat e subjekteve dhe drejtuesve të tyre do të bëhen publik në media.
Bashkia e Tiranës është e vendosur të mos cënojë pr asnjë çast rregullat e tregut të lirë, sikundër do të mbrojë pa asnjë hezitim konsumatorët nga çdo lloj abuzimi ndaj tyre.
(el.me/BalkanWeb)