E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, plagosen tre maqedonas

Autori i Lajmit: red.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë ambulancës qendrore në Vlorë. Tre pjesëtarë të një familjeje maqedonase dhe një drejtues motoçiklete janë në rrezik për jetën, si pasojë e përplasjes nga mjeti motoçiklete. Sipas burimeve policore, shkaku ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të motoçikletës. Dëshmitarët pohojnë se ky i fundit ka qene me shpejtësi dhe teksa është përpjekur të manovrojë ka përplasur në tokë tre familjarë, të cilët kanë qenë duke shëtitur. Tre shtetasit e dëmtuar janë maqedonas, të ardhur me pushime në Vlorë. Ata janë Tahir dhe Brunilda Sako, përkatësisht 43 dhe 32 vjeç si dhe djali i tyre Myslym Sako, 12 vjeç. I dëmtuar rëndë nga përplasja ka rezultuar edhe vetë drejtuesi i mjetit, Avram Ksamaxa, banor në fshatin Nartë. Me urgjencë të dëmtuarit janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal. Në gjendje më të rëndë ka qenë 12-vjeçari, si dhe drejtuesi i motoçikletës, që po mjekohen në reanimacion. Ndaj drejtuesit të motoçikletës 30-vjeçarit nga Narta, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›