E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Shërbimi sekret serb në kontakt me Mlladiçin për dorëzimin e tij

Autori i Lajmit: red.
Në mediat serbe shkruhet dje se Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë ka rënë në kontakt me të akuzuarin e Hagës, Ratko Mlladiç dhe është duke diskutuar me të për dorëzimin e tij. Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë ka rënë në kontakt me të akuzuarin e Hagës, Ratko Mlladiç dhe është duke diskutuar me të për dorëzimin e tij. Kështu shkruhet në numrin e sotëm të të përditshmes “Glas Serpska”, e cila citon burime të larta në Qeverinë serbe. "Qeveria po insiston që Mlladiçi të shkojë në Hagë pa probleme. Serbia është e vendosur të përfundojë detyrimet për Hagën”, - ka thënë burimi i Beogradit zyrtar për gazetën “Glas Serpska”. Pas arrestimit të Radovan Karaxhiçit, Mlladiç është i akuzuari më i njohur nga Haga që ndodhet në arrati. Ai po i fshihet drejtësisë që nga viti 2000. Mlladiç akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe shkeljen e rregullave dhe parimeve të luftës si dhe për gjenocid në Srebrenicë, gjatë luftës së vitit 1995.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›