E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vetëvritet një 25-vjeçare, 6 muajshe shtatzënë

Autori i Lajmit: red.
Një grua 25 vjeçe, gjashtë muajshe shtatzënë ka tentuar që t i japë fund jetës mbrëmjen e së mërkurës teksa ka qenë në banesën e saj. Sipas burimeve zyrtare policore fierake dhe atyre spitalore, mësohet se Ermalda Troka banore e fshatit Ad Bunacë në komunën Frakull kish vendosur që të vetëflijohej duke pirë një mbidozë medikamentesh që ajo i merrte pasi vuante nga depresioni. Burimet e informacionit prej policisë në Fier pohojnë për gazetën se 25-vjeçarja ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Bashkëshorti i saj kishte shkuar më pas në dhomën e gjumit në pritje të vajtjes së bashkëshortes, por ajo ishte vonuar. Kur ka dalë për të parë në kuzhinë ai s e ka gjetur, por ka parë që në verandë të shtëpisë ajo qëndronte e ulur, e mbështetur pas murit në gjendje të rëndë. Menjëherë ai e ka marrë dhe e ka dërguar në repartin e patologjisë së spitalit rajonal Fier. Me mbërritjen e saj në spital grupi i mjekëve e ka vënë në kontroll të plotë duke filluar edhe kurën intensive. Sipas mjekut toksikolog, Kilo Stoja, mësohet se shtatzëna 6-muajshe kishte pirë mbidozë të medikamenteve që ajo përdorte për qetësim, pasi kishte disa javë që vuante nga depresioni. “Pas lavazhit të stomakut e serumeve të marra gjendja e saj ka ardhur duke u përmirësuar”, - pohon Stoja për gazetën. Ajo ka qëndruar për rreth pesë orë nën mjekim të fortë, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, gjendja e saj shëndetësore ka ardhur duke u përmirësuar, por duhet që të kalojë 72-orëshi, shtoi më tej mjeku Stoja.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›