Tirane Plagosi at e bir policia arreston te dyshuarin
Policia e kryeqytetit ka vene ne pranga te dyshuarin per plagosjen e dy personave te se njejtes familje nje nate me pare. Mbremjen e se martes Seksioni kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit bene te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit Shefqet Vladi 54 vjec banues ne Laknas i denuar me pare per armembajtje pa leje. Rreth ores 1700 te se martes ne fshatin Laknas 54-vjecari dyshohet se per motive te dobeta ne bashkepunim me djalin e tij shtetasin Valter Vladi 21 vjec i denuar me pare per vjedhje kane plagosur rende me thike dhe mjete te forta shtetasit Lazam Peca 57 vjec si dhe djalin e tij Adriatik Peca 22 vjec banues ne Laknas. Pas kryerjes se vepres penale shtetasi tjeter Valter Vladi eshte larguar dhe po punohet per kapjen e tij nderkohe qe i demtuari aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.
Po nga Seksioni kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit filluan procedimin penal dhe punohet per kapjen e shtetasve Manuel Rrustaj 18 vjec banues ne Tirane dhe Rinor Prengezi 20 vjec banues ne Tropoje. Dy te rinjte dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin pas nje konflikti per motive te dobeta kane plagosur me mjete te mprehta shtetasin Ledjon Guci 24 vjec i cili ndodhet ne Spitalin Ushtarak jashte rrezikut per jeten. Te dy autoret e ngjarjes jane larguar dhe punohet per kapjen e tyre.