DASH: Hetimet e 21 Janarit shumë ngadalë; problem korrupsioni

Duke u ndalur te 21 Janari 2011, DASH-i vlerëson se hetimet për përgjegjësit e vrasjes së 4 personave “kanë ecur shumë ngadalë. Deri nga fundi i vitit asnjë gardist apo zyrtar i qeverisë nuk është paditur për rolin e tij në vrasjet nga të shtënat”.
Në raport flitet edhe për zgjedhjet lokale të 8 Majit, të cilat u cilësuan nga OSBE-ODIHR-i si “konkurruese dhe transparente, por shumë të polarizuara dhe me mosbesim të madh mes qeverisë dhe opozitës”. DASH-i thekson se vendimi i KQZ-së për rishikimin e rezultatit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës u cilësua si tejet partiak dhe lëkundi besimin në paanshmërinë dhe pavarësinë e vet.
Korrupsioni është një nga çështjet ku Departamenti Amerikan i Shtetit sërish ndalet gjatë. Në raport theksohet ndër të tjera se korrupsioni në qeveri dhe në sistemin gjyqësor mbetet problem serioz për Shqipërinë. DASH-i nënvizon veçanërisht faktin që megjithëse ligji parashikon dënime penale për korrupsionin zyrtar, “qeveria nuk ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive dhe për këtë arsye zyrtarët shpesh mbeten pa u ndëshkuar”. Gjithashtu, vihet në dukje fenomeni i korrupsionit në fusha si shëndetësia, arsimi dhe drejtësia: “Korrupsioni në drejtësi është mjaft i përhapur. Imuniteti i gjerë që gëzojnë gjyqtarët i ndalon prokurorët të hetojnë akuzat për korrupsion, derisa t’i bëhet një kërkesë publike Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të hequr imunitetin e gjyqtarit të akuzuar, dhe për të marrë miratimin e tij”.
Më tej vihet në dukje fakti që qytetarët dhe bizneset kanë hasur vështirësi në marrjen e informacioneve nga institucionet zyrtare, të cilat jo gjithmonë kanë qenë transparente me opinionin publik.
Një tjetër çështje e prekur në raport është edhe liria e fjalës dhe e shtypit. Theksohet sanksionimi i këtyre të drejtave nga Kushtetuta, por nuk lihet pa përmendur ndikimi dhe presioni i qeverisë dhe biznesit në media. Në raport thuhet se individët mund të jenë të lirë të kritikojnë hapur dhe publikisht qeverinë, por nga ana tjetër individë të caktuar janë detyruar të marrin pjesë në mitingje elektorale. “Kushtetuta siguron lirinë e fjalës dhe të shtypit - nënvizon raporti -, dhe qeveria përgjithësisht i respekton këto të drejta në praktikë. Megjithatë pati raportime se qeveria dhe bizneset kanë ndikim dhe ushtrojnë presion ndaj medias. Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit të drejtpërdrejtë e të tërthortë politik mbi to, përfshirë kërcënimet kundër gazetarëve. Në raste presioni politik dhe fondeve të kufizuara, mediat e shkruara të pavarura dhe gazetarët kanë raportuar se kanë praktikuar vetë-censurën”.
Duke vënë në dukje se ende vazhdojnë të raportohen raste të trafikimit të qenieve njerëzore, DASH-i thekson se “dhuna në familje, diskriminimi kundër grave, fëmijëve, abuzimi dhe diskriminimi në bazë të statusit të pakicave etnike dhe identitetit gjinor, mbeten shenja të forta të shkeljes së të drejtave të njeriut”.
/Start/E.B/
2012-05-24 21:36