E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, 2 të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe drogë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tropojë pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe për kultivim droge.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Drilon Gjonaj 24 vjeç dhe Kristjan Ulndreaj 31 vjeç, banor të fshatit Gjonpepaj, Komuna Lekbibaj, Tropojë.
 

Arrestimi i shtetasit Drilon Gjonaj, u be pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e tij, ju gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik kallashnikov, 1 pushkë mod 63, një granate defensive, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh mod 56.
 

Arrestimi i shtetasit Kristjan Ulndreaj u be pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e tij, ju gjeten dhe ju sekuestrua ne cilësinë e provës materiale 200 fidane bime e cila dyshohet te jete "Canabis Sativa"
 

Materialet do i dërgohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tropojë, për veprat penale te "Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe monicioneve"si dhe "Kultivim të bimëve narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›