Aksidenti teknologjik i Gërdecit, ish ministri Mediu sërish në prokurori

Ish -ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u paraqit sot pas mesdite në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me ngjarjen e 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec të bashkisë së Vorës (Tiranë), kur si pasojë e një shpërthimi në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë. Në këtë ballafaqim me prokurorinë, z.Mediu shoqërohet nga përfaqësuesi i mbrojtjes së tij ligjore, Ardian Visha. Gjatë ditës së sotme, në Prokurorinë e Përgjithshme janë paraqitur disa ish -funksionarë të lartë të kësaj ministrie dhe Forcave të Armatosura, ndër të cilët ish -Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha. "Ish -funksionarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes janë marrë nën përgjegjësi penale nga Prokuroria lidhur me çështjen 'Gërdeci'", bënë të ditur burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
...