E Diel, 1 Nëntor 2026

Deri më sot mbi 11 mijë qytetarë kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike në njësinë minibashkiake Nr.11 në Tiranë

Mbi 11 mijë  banorë të Njësisë Bashkiake nr.11 në kryeqytet, kanë aplikuar deri tani për t'u pajisur me letërnjoftimet elektronike, një proces që realizohet për herë të parë në Shqipëri nga qeveria dhe që konsiderohet si kyç për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në vendet e BE-së. Njësia Bashkiake nr.11 numëron  63 mijë banorë dhe sipas kryetarit të saj, Haki Mustafa, "proçesi i aplikimit të shtetasve për karta identiteti po ecën normalisht nga data e fillimit, 12 janar. Edhe pse qeveria ka hequr sanksionet për mosaplikim brenda afateve,  fluksi i aplikantëve është në rritje", shtoi Mustafa, duke shtuar se rreth 350 banorë aplikojnë çdo ditë për pajisjen me këtë dokument. Ai vlerësoi punën e bërë nga punonjësit e zyrës së aplikimit në këtë njësi, të cilët punojnë çdo ditë deri në orën 19.00 të mbrëmjes. Mustafa informoi se ka përfunduar fshirja e dublikimeve në regjistrin e Gjëndjes Civile të banorëve të kësaj njësie, ku rezultuan rreth 3100 të tilla. Lidhur me numrin e shtetasve që nuk disponojnë pasaportë për jashtë shtetit, e vlefshme për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Mustafa  sqaroi se "Ministria e Brendshme ka pajisur njësinë me listën e plotë, nga e cila rezulton se 12 mijë banorë  të saj janë të pa pajisur me pasaportë". 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›