E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik, Belgjika në zi për viktimat

Dite zie ne Belgjikë, si homazh per viktimat e aksidentit tragjik te ndodhur te marten ne Zvicer, kur nga perplasja e autobusit me muret e tunelit humben jeten 28 vete, mes te cileve, 22 femije.

Autobusi kthehej nga nje tur dimeror skish dhe nga përplasje shpëtuan 24 vetë, por numri më i madh i tyre kanë lëndime serioze.

Autoritertet e Zvicrës e kanë bërë autopsinë e trupit të shoferit të autobusit, për të analizuar eventualisht se a ka ndonjë gjurmë për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Disa media në Belgjikë dhe Zvicër kanë raportuar se shoferi ishte i zënë duke e aktivizuar një DVD, pak para se të ndodhte fatkeqësia. Këto deklarata, sipas mediave, i kishin bërë disa prindër të fëmijëve që kanë shpëtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›