E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia, edhe për shumë vite larg tregjeve financiare

Trojka e përfaqësuesve të kreditorëve të borxhit të ri grek ka paraqitur dje në samitin e Brukselit raportin e saj mbi gjendjen financiare në vendin e mbytur në borxhe, duke theksuar se dhe për shumë vite të tjera Greqia nuk ka mundësi të angazhohet si më parë në tregjet financiare. Sipas analistëve të trojkës, as paketa e re prej 130 miliardë eurosh dhe as reduktimi i borxhit me mbi 106 miliardë euro nuk mund ta forcojnë Greqinë mjaftueshëm për të qenë aktive financiarisht. Në raport u konfirmuan zërat që qarkullonin mbi propozimin për një paketë të tretë ndihme për vendin, jo më larg se viti 2014. Sipas specialistëve nga BE-ja, FMN-ja dhe BQE-ja, borxhi grek mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm në vitin 2020.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›