Akuza: Shpërthimi në Gërdec mund të ndodhte në çdo moment
Mund të mos ishte më 15 mars 2008, mund të mos ishte nga një karrocë e salduar, por një gjë është e sigurt sipas prokurorisë: shpërthimi në Gërdec mund të ndodhte nga momenti në moment për shkak se të akuzuarit kishin krijuar aty një bombë vdekjeprurëse.
Është ky konkluzioni i prokurorisë në pretencën për ngjarjen tragjike të 15 marsit 2008. Ndërkohë gjykata e Faktit në Tiranë ka zhvlerësuar akuzën për vrasje, duke i lënë afërmit me pikëpyetje se kush ishte personi që i vrau të dashurit e tyre. Me shumë gjasë gjykata ka vendosur në këtë mënyrë duke e quajtur shpërthimin në Gërdec aksidental.
Por siç thotë prokuroria, Mihal Delijorgji, pronari i fabrikës së vdekjes, ishte paralajmëruar nga vetë i akuzuari Sokol Ngjeçi se situata në Gërdec ishte katastrofike, por nuk pati asnjë reagim. Ngjeçi paralajmëroi edhe Ylli Pinarin, por sërish municionet e rënda vërshuan në Gërdec. Ylli Pinari madje kishte paralajmëruar për një rast disa herë më pak të rrezikshëm për depot e Memajt, por për malin e frikshëm në Gërdec, nuk kishte reaguar.
Po ashtu prokuroria përmes tablateve ka dëshmuar se si Mihal Delijorgji kishte komunikuar me qindra herë në telefon me Ylli Pinarin, Luan Hoxhën e me një dyzinë drejtuesish ushtarakë, që vepronin si të punësuarit e Delijorgjit.
Në pretencë thuhet po ashtu se firma amerikane SAC nuk mori asnjë qindarkë nga puna e Delijorgjit, edhe pse bëri një investim fillestar për demontimin. Më poshtë gjeni pjesë nga pretenca.
Ja pse Delijorgji, Pinari e Minxolli akuzohen për vrasje
Te pandehurit Mihal DELIJORGJI, Ylli PINARI dhe Dritan MINXOLLI, jane paralajmeruar nga i pandehuri Sokol NGJECI dhe deshmitari Xhemal ORANLLI, per situaten katastrofike dhe per rreziqet qe ishin prezente ne Gerdec, por nuk kane reaguar.
-I pandehuri Sokol NGJECI, ne muajin shkurt 2008 i ka shprehur shqetesimin te pandehurit Mihal DELIJORGJI ne lidhje me sasine e madhe te predhave dhe barutit, te grumbulluara ne vendin e demontimit. I pandehuri Mihal DELIJORGJI i eshte pergjigjur duke i thene qe te mos shqetesohej, mbasi ai kishte porositur nje linje te fugishme teknologjike ne Rusi, ose Bullgari, per heqjen e TNT-se nga predhat dhe asgjesimin e djegoreve.
I pandehuri Sokol NGJECI i ka paragitur te njejtin shgetesim edhe te pandehurit Ylli PINARI, i cili i eshte pergjigjur se se shpejti do të fillonte hegja e predhave dhe barutit, duke e urdheruar njekohesisht që te vazhdojë furnizimi me municione.
-I pandehuri Sokol NGJECI ka marre te njejten pergjigje qe i kishte dhene i pandehuri Mihal DELIJORGJI edhe ne rastin kur shqetesimin e tij, ia paraqiti te pandehurit Dritan MINXOLLI.
-I pandehuri Sokol NGJECI, ndonese paralajmeron te pandehurit e tjere, edhe vete i injoron keto paralajmerime, duke vazhduar te marre pjese aktive ne procesin e demontimit te kalibrave jo te vegjel.
Te pandehurit Ylli PINARI, Mihal DELIJORGJI, Dritan MINXOLLI dhe Sokol NGJECI kane patur dijeni te plote ne lidhje me sasite e medha te municioneve te kalibrit te madh, qe ishin grumbulluar ne ambientet e ish-repartit ushtarak Gerdec, sasite e medha te barutit dhe vendndodhjet e tyre, sasite e medha te nenprodukteve te tjera, si djegore, gezhoja, maja predhash etj. Ata ishin te vetedijshem per rrezikun shume te madh qe ekzistonte dhe nuk bene asnje veprim per ta eleminuar kete rrezik. Nderkohe qe cdo dite vazhdonin pa nderprerje dhe me intensitet te larte procesin e furnizimit me municion te kalibrit te madh dhe demontimin e tyre.
I pandehuri Ylli PINARI ka gene i vetedijshem per rrezikun shume, shume te madh, deri ne permasa katastrofike qe sillte grumbullimi i sasive te medha te municionit dhe nenprodukteve te dala nga demontimi dhe megjithate nuk mori asnje mase per te evituar kete rrezik konstant. Ai ne vitin 2005 ne nje rast demontimi te kalibrave 57, 85 dhe 100 mm, nga KM.Polican dhe U.M.Gramsh, i ka paraqitur zv/Ministres se Mbrojtjes rrezikun qe paraqeste grumbullimi (saktesisht e ka quajtur burim eksplozioni) ne depot e Memaj-t, i nenprodukteve te dala nga demontimi (sasia e te cilave ishte shume me e vogel se ajo qe gjendej ne Gerdec ne momentin e shperthimit te dates 15.03.2008);
-Edhe per kete proces i pandehuri Mihal DELIJORGJI mbante kontakte te drejtperdrejta me struktura te Forcave te Armatosura, te cilave iu kerkonte furnizimin me municione megjithe sasite teper te medhaja që ishin krijuar stok ne Gerdec. Ai kontaktonte deri edhe me Shefin e Shtabit te Pergjithshem, te pandehurin Luan HOXHA, ge ky fundit te telefononte dhe te kerkonte sasi municioni.
Gjate periudhes qe eshte zhvilluar procesi i demontimit, i pandehuri Mihal DELIJORGJI ka komunikuar nepermjet telefonit celular me te pandehurin Ylli PINARI ne 2456 raste te shtrira ne kohe nga data 01.11.2006 deri ne daten 15.03.2008, me te pandehurin Luan HOXHA ne 205 raste, me te pandehurin Sokol NGJECI ne 74 raste, me te pandehurin Dashnor CAUSHI ne 70 raste, me te pandehurin Jorgo MINO ne 6 raste, me te pandehurin Shpetim SPAHIU ne 47 raste, me deshmitaret Albert BORA me detyre shef shtabi i KM-se ne 55 raste, me deshmitarin Paulin PALUKU, me detyre specialist armatimi ne KFB ne 10 raste, me deshmitarin Lavderim COTA, specialist armatimi ne Brigaden Logjistike ne 31 raste, me shtetasin Kristaq ARAPI me detyre specialist i infrastruktures ne KFB ne 12 raste, me deshmitarin Xhemal ORANLLI, me detyre specialist armatimi ne ndermarrjen MEICO ne 74 raste dhe me deshmitarin Kadri SULI ka po ashtu nje numer shume te madh telefonatash.
- I pandehuri Mihal DELIJORGJI, eshte personi i vetem perfaqesues i shoqerise “ALBADEMIL” shpk, qe ka drejtuar dhe ka gene pergjegjes per zhvillimin e gjithe procesit te demontimit. Ai ka nenshkruar disa kontrata si perfaqesues i “ALBADEMIL shpk” per shitje skrapi, baruti etj., duke siguruar te ardhura ne favor te kesaj shoqerie.
Megjithese kishte siguruar shume te ardhura, ne asnje rast i pandehuri Mihal DELIJORGJI, nuk dergoi ne llogari te shoqerise SAC inc, ndonje qindarke, nderkohe qe shoqeria SAC inc kishte kontribuar me mbi 800 mije USD vetem per blerjen e makinerive per demontimin e makinerive te kalibrave te vegjel.
- I pandehuri Mihal DELIJORGJI vetem nje here dhe pikerisht ne daten 14.03.2008, me insistim te vazhdueshën te shtetasit Patrick HENRY, e ka informuar kete te fundit, lidhur me fitimin e shoqerise, bilancin e saj etj, persa i takon realizmit te kontrates se pare.
Te pandehurit Mihal DELIJORGJI dhe Dritan MINXOLLI kane vepruar ne emer dhe per llogari te te pandehurit shoqeria “ALBADEMIL” shpk, me ortake te pandehurin Mihal DELIJORGJI, i cili ka paketen zoteruese te aksioneve dhe shtetasin amerikan Patrick HENRY.
-I pandehuri shogeria Albademil shpk, nepermjet ortakut/administratorit Mihal DELIJORGJI dhe drejtorit ekzekutiv te saj, te pandehurit Dritan MINXOLLI:
ka marre nga ndermarrja MEICO, municione luftarake te kalibrave 7.62mm deri 152 mm, ne mungese te nje kontrate me ndermarrjen MEICO;