E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik, Kryeministri belg anulon vizitën në Kosovë

Kryeministri belg, Yves Leterme ka anuluar vizitën e sotme në Kosovë për shkak të aksidentit hekurudhor të ndodhur afër Brukselit, ku humbën jetën 20 persona. Avioni me të cilin Leterme mbërriti në aeroportin e Prishtinës është kthyer menjëherë për në Belgjikë, njoftojnë mediat kosovare.
Kryeministri belg kishte në axhendën e tij takim me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Ky i fundit, me të mësuar lajmin e aksidentit tragjik, i ka dërguar një mesazh homologut Leterme, në të cilin i ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›