Ivanoviç: Plani për veriun e Kosovës nuk do të funksionojë
Plani i qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut nuk ka shpresa që të funksionojë. Kështu është shprehur Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Gjithashtu Ivanoviç është shprehur se Kosova është pjesë e Serbisë dhe për rrjedhojë nuk ka nevojë për një plan integrimi.
"Një strategji e tillë nuk ka vend në këtë situatë, pasi nuk bëhet fjalë për një vend tjetër. Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës. është e vërtetë që një pjesë e serbëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale, por të mos kujtojmë se kjo gjë nënkupton njohjen e Kosovës", ka pohuar Ivanoviç.
Ai ka theksuar se ky plan nuk është rruga e duhur për të zgjidhur problemin e veriut të Mitrovicës dhe ka shprehur bindjen e tij se ai do të dështojë