E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, aleatët depërtojnë në bazën kyçe të talebanëve

Forcat e NATO-s dhe njësitë e ushtrisë afgane kanë depërtuar më thellë në bazën kyçe të talebanëve, Marxhah, teksa operacioni në provincën jugore afgane Helmand hyri në ditën e tretë.
Gjenerali Aminullah Patiani, komandant i operacionit "Mushtarak"(Bashkë), tha se pothuaj e gjithë zona tani ndodhet nën kontrollin e forcave të koalicionit.
Majori britanik Majk Tejlor tha se trupat po hasin vetëm rezistencë "të kufizuar".
Marinsat amerikanë janë në krye të 15 mijë trupave perëndimore dhe afgane në luftimet për të vënë nën kontroll zonën, të cilën NATO e përshkruan si bastionin e fundit që kontrollohet nga talebanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›