E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga për korrupsion 3 zyrtarëve në Mitrovicë

Policia rajonale e Mitrovicës ka arrestuar tre zyrtarë nën akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me anë të detyrës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave tre zyrtarët janë punonjës të Ministrisë së Transporteve dhe kanë favorizuar në këmbim të parave personat që konkurronin për marrjen e patentës.
Sipas burimeve, hetimi kishte nisur disa muaj më parë, periudhë gjatë të cilës janë mbledhur provat e duhura për të inkriminuar tre zyrtarët. Burimet shtojnë më tej se çështja i ka kaluar menjëherë prokurorisë së Mitrovicës, e cila ka aplikuar masën e ndalimit për 48 orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›