E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, Papa Benedikti ngushëllon familjet e viktimave

Vatikan- Si shumë personalitete evropian edhe Papa Benedikti i XVI ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë së Himarës.

Në një telegram dërguar Administratorit Apostolik të Shqipërisë së Jugut Sh.T. Imzot Hil Kabashit u ka shprehur ngushëllimet e tija familjarëve të viktimave dhe i ka siguruar se do të luete për ta.

I informuar për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente, Ati i Shenjtë ngarkon Shkëlqesinë Tuaj që tu paraqisni familjarëve të viktimave ndjenjat e pikëllimit të thellë dhe, ndërsa siguron për lutjen e tij nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit, i lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike”,- thuhet në mesazhin e Atit të Shenjtë.

Në përfundim të letrës a i ka kërkuar Zotit bekimin mbi gjithë kombin e goditur nga tragjedia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›