E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipti në zgjedhje historike, votohet për Presidentin e ri

Në këto zgjedhje janë ftuar të votojnë 50 milionë egjiptianë. Në shumë qendra votimesh njerëzit kanë formuar radhë të gjata në pritjet për të hedhur votën.

Këshilli ushtarak i cili mori fuqinë e Presidentit pas rrëzimit të Mubaraut në shkurt të vitit 2011 ka premtuar se zgjedhjet do të jenë të lira dhe ndershme.

Në këto zgjedhje janë vënë përballë islamikët kundër sekularëve dhe revolucionarët kundër ministrave të epokës së Mubarakut, shkruan “BBC”-ja.

Por korrespondenti i transmetuesit britanik nga qyteti i Aleksandrisë, Wyre Davies, thotë se për shumë njerëz këto zgjedhje janë për atë se kush mund të vendosë ushqim të tryezat e boshatisura të popullit.

Kandidatët kryesorë për t’u bërë President i Egjiptit janë:

- Ahmed Shafiq, ish-komandant i forcave ajrore dhe ish-kryeministër i vendit për pak kohë në shkurt të vitit 2011
- Amr Mousa, ish-ministër i Jashtëm i Egjiptit dhe kreu i Ligës Arabe
- Mohammed Mursi, kreu i Partisë për Drejtësi të Vëllazërisë Myslimane
- Abdul Moneim Aboul Fotouh, kandidat i pavarur islamik

Deri në miratimin e kushtetutës së re të vendit, mbeten të paqarta kompetencat që do të ketë Presidenti i vendit. Ekziston frika se ushtria do të kërkojë të mbajë fuqinë aktuale me çdo kusht.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-23 12:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›