Aksidenti tragjik, Berisha: Hetim dhe rregulla të rrepta

Kryeministri Sali Berisha, shprehu edhe një herë ngushëllimet për familjet e viktimave, teksa uroi shërim të shpejtë për të gjithë studentët e plagosur. Berisha shtoi se pati një solidarizim të gjerë në mesin e qytetarëve, veçanërisht ata të Himarës që kontribuuan për transportin e personave të plagosur në drejtim të spitalit.
Berisha bëri apel për hetim të gjithanshëm për ngjarjen. “Aksidenti është në hetim dhe duhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm. Është e parakohshme të flitet në mënyrë përfundimtare për shkaqet e tij, por ministritë e linjës, ajo e Brendshme, Transporteve, e Arsimit, duhet të merren me të gjithë këtë problematikë. Ne kemi rregulla të caktuara për udhëtimin e nxënësve dhe studentëve në dy dhe më shumë autobusë, por mendoj se është e domosdoshme që pas përfundimit të hetimeve të plota mbi këtë aksident më tragjik në historinë e vendit, të nxirren të gjitha përfundimet në mënyrë që transporti i nxënësve dhe studentëve të ketë kushte dhe rregulla më të veçanta, të përcaktohen qartë detyrimet e respektimit të tyre”, theksoi ai.
Kreu i qeverisë kërkoi marrjen e masave dhe kontrolleve të rrepta nga institucionet ndaj mjeteve që transportojnë nxënës dhe studentë. “Natyrisht, ajo që ndodh nuk kthehet, por është detyrë e të gjitha institucioneve që ta studiojnë rastin konkret për të përcaktuar kushte dhe rregulla që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e tyre. Duhet të bëjmë gjithçka që një seri rregullash dhe kushtesh në transportin e nxënësve dhe studentëve të jenë operativ dhe të zbatueshme. Fjalën për shkakun kryesor të këtij aksidenti do ta japë ekspertiza, Prokuroria dhe të gjitha institucionet që po merren me hetimin, por ky është një aspekt shumë i rëndësishëm, por në këtë kontekst dhe më gjerë, të gjitha ministritë e linjës dhe agjencitë, duhet të shqyrtojnë ndërmarrjen e çdo mase që do të ndikonte në parandalimin e aksidenteve të këtij lloj”, shtoi ai. Në pjesën tjetër të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha ia kushtoi vizitës së tij në Samitin e NATO-s në Çikago. /S.Ll/Start/
2012-05-23 11:25