E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, vdes 37-vjecari

ELBASAN - Drejtuesi i nje kamioncine ka vdekur dje, pas perplasjes me nje autobus te turisteve malazeze. Kamioncina tip "Benz" me targa TR 6369 E i drejtuar nga 37-vjecari Laze Mulaj 37 me banim ne Tropoje eshte perplasur me autobusin me targe KO 2847 B te mbushur me turiste nga Mali i Zi. Drejtuesi i "Benzit", Laze Mulaj, ka gjetur vdekjen pak caste pas aksidentit. Megjithese eshte nisur per ne spital, ai nuk ka mundur tu shpetoje plageve te renda te marra ne trup. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 02.00 ne vendin e quajtur "Kthesat e Hotolishtit". Nga te dhenat paraprake rezulton se aksidenti ka ndodhur si pasoje e shpejtesise tej normave te dy automjeteve dhe nga moti me lageshtire. Shoferet nuk kane mundur te administrojne automjetet e tyre e per pasoje ka ndodhur perplasja fatale. Turistet malazeze udhetonin nga Shkupi per ne vendlindje, ndersa kamioncina nga Tirana ne drejtim te Pogradecit. Drejtuesit e automjeteve kane humbur kontrollin ne nje nga kthesat e forta ne afersi te fshatit Hotolisht. Sipas te dhenave, perplasja mes automjeteve ka qene teper e dhunshme. Ndersa ishin duke dremitur, turistet kane perjetuar nje shok te vertete. Disa prej tyre kane pesuar demtime te lehta ne pjese te ndryshme te trupit si pasoje e perplasjes me sediljet dhe pjese te tjera te autobusit. Drejtuesi i kamioncines ka nderruar jete pak minuta pas aksidentit. Ndihmen e pare ia kane dhene turistet e trembur dhe shoferi i autobusit. Por ka qene e pamundur qe ai te kthehet ne jete, per shkak te plageve te renda qe i kane shkaktuar hemorragji dhe frakturave qe kishte ne shume pjese te trupit. Ne vendngjarje ka shkuar policia dhe pas saj ekspertet dhe grupi hetimor. Policia ka vendosur rregull ne te dy anet e rruges. Aksi rrugor Librazhd-Perrenjas eshte bllokuar per me shume se tre ore. Ndersa ne mengjes, rreth ores 05.00, levizja e automjeteve ka qene pa problem ne te dy kahet. Policia ka shoqeruar tre persona qe administronin autobusin, mes tyre edhe shoferin. Per disa ore, ne vendin e ngjarjes jane marre deshmite e pasagjereve, por pjesa me e madhe e tyre thane se nuk mund te furnizonin te dhena te sakta per policine shqiptare, pasi ne momentin e aksidentit kane qene ne gjume. Ekspertet e nenseksionit te Qarkullimit rrugor ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Elbasanit kane fiksuar ne terren provat materiale, qe do te depozitohen ne dosjen hetimore. Ndersa eshte bllokuar mjeti, uniformat blu kane ndihmuar turistet malazeze qe te arrijne pa probleme ne destinacion me nje tjeter mjet udhetimi.

Rruga e Maqedonise, sa e frikshme

Segmenti rrugor Elbasan-Qafthane cilesohet si nje nga akset me te rrezikshme ne shkalle kombetare. Kjo per arsye se rruga automobilistike kufizohet nga malet nga njera ane dhe nga lumi ne anen tjeter. Vec kesaj ky aks rrugor permban kthesa te panumerta qe te prezantojne te papritura te pakendshme. Statistikat e sherbimit te qarkullimit rrugor ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan tregojne se ne kete segment rrugor kane ndodhur 60% e aksidenteve te renda me pasoje vdekjen e disa personave. Permenden rastet e renies se automjeteve ne lume, perplasjet e furgoneve taksi dhe renia e autobuseve ne humnere. Specialiste te qarkullimit rrugor shprehen se vec drejtuesve te automjeteve, premise per aksidente jane edhe mungesa e sinjalistikes se qarkullimit, mungesa e parmakeve dhe mureve mbrojtes dhe rreshqitja e dherave.

Nje jave me pare, 14 viktima

Fundjava e kaluar u karakterizua nga nje numer i larte viktimash ne akset rrugore te vendit. Nje femije 2 vjece ka vdekur dhe 13 persona te tjere kane mbetur te plagosur ne dy aksidente automobilistike te regjistruar ne Kurbin dhe Elbasan. Elona Biba ka humbur jeten gjate nje perplasjeje mes dy automjeteve ne aksin rrugor Mamurras-Lac. Dy prinderit dhe dy vellezerit e saj me te rritur mbeten te plagosur. Nga aksidenti u plagosen edhe dy drejtuesit e mjeteve. Pothuajse ne te njejten kohe nje tjeter aksident i rende ka ndodhur ne aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ne vendin e quajtur Murrash. Tre makina jane perplasur me njera-tjetren, duke shkaktuar plagosjen e 7 pasagjereve

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›