Aksidenti, vdes kushëriri i Alibeajt, plagoset i ati
Tre persona mbetën të plagosur rëndë mes të cilëve babai i ish- ministrit të Drejtësisë, halla e tij dhe një kushëri i tjetër
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Gërdec, kur mjeti i me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal
TIRAN- Vdes në aksident kushëriri i deputetit dhe ish- ministrit të Drejtësisë, Enkeljed Alibeaj, plagoset rëndë babai i tij, halla dhe një kushëri tjetër, pas humbjes së kontrollit të veturës nga drejtuesi dhe daljes së saj nga rruga pranë në një segmenti të autostradës mes fshatrave Gërdec dhe Marikaj, rreth 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit.
Sali Saliaj, 57 vjç, djali i hallës së Enkelejd Alibeajt, ish- ministrit të Drejtësisë, aktualisht deputet i PD-së, mbeti i vdekur në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:20, në afërsi të fshatrave Gërdec dhe Marikaj.
Nga aksidenti u plagos rëndë Lutfi Alibeaj, babai i deputetit demokrat, halla e tij, Ankushe Saliaj nëna e Sali Saliajt. Po kështu u plagos rëndë kushëriri i tij, Artur Alibeaj 40 vjç.
Saliaj ka mbetur i vdekur në vend nga plagët rënda të marra, ndërsa janë plagosur rëndë babai i ish- ministrit halla e tij, si dhe kushëriri. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin ushtarak, ku edhe iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore nga personeli i spitalit.
Sipas burimeve të policisë, gjendja e Lutfi Alibeaj, babait të deputetit të maxhorancës, si dhe halla e tij, Ankushe Saliaj, ndodheshin jashtë rrezikut për jetën. Më rëndë paraqitej gjendja e djalit të xhaxhait të ish- ministrit, Artur Alibeaj, i cili sipas burimeve kishte marrë plagë të rënda dhe ndodhej në sallën e reanimacionin nën vëzhgimin e kujdesshëm të mjekëve.
Aksidenti
Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje kur katër personat të afërm familjeje udhëtonin me autoveturën "Mercedez- Benz", ngjyrë gri me targa TR 6654 J, e drejtuar nga Sali Saliaj. Pjesëtarët e familjes së deputetit Alibeaj, ktheheshin nga një ceremoni familjare që kishin kishin pasur në Fier.
Sapo kanë kaluar fshatin Marikaj dhe ndodheshin përballë Gërdecit, në autostradën Tiranë- Durrës, vetura e drejtuar nga Saliaj, humbi kontrollin duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Më parë mjeti gri u përplas me një shkarkuese të ujërave të shiut, dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Sipas burimeve të policisë, dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë me të cilën po drejtohej, si dhe nga pagjumësia dhe lodhja e drejtuesit të mjetit. Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit ishin transpotuar për në spital nga kalimtarë të rastit dhe policia.
Efektivët e policisë rrugore, kanë mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes, por kanë pasur probleme për të nxjerrë mjetin nga vendi ku kishte rënë si dhe drejtuesin e tij. Kjo për shkak në pjesën e shoferit mjeti kishte marrë dëmtime të shumta. Mbërritja e një mjeti zjarrfikës nga Vora, ka ndihmuar policinë që të presë automjetin për të nxjerrë të dëmtuarin nga vetura.
Megjithë ndihmën që u munduan të jepnin efektivët e policisë, drejtuesi i mjetit Sali Saliaj, kishte ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit. Dëshmitarë të ndryshëm thanë dje për "Shekullin", se drejtuesi i mjetit, kishte pësuar dëmtime të rënda, çka i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimi i kryer prej ekspertëve autoteknikë dhe oficerëve të policisë gjyqësore në vendin e ngjarjes, dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të konsiderueshme.
Paraprakisht mendohet që shpejtësia të ketë qenë afërsisht 130 km në orë, por specialistët presin përfundimin e aktit të ekspertimit autoteknik. Sipas tyre, vendimtar në dëmtimin e rëndë të mjetit ka qenë shkarkuesi i ujërave të shiut të autostradës i cili i ka shkaktuar veturës dëmtime të rënda.
Të aksidentuarit
Sali Saliaj, 57 vjç, drejtuesi i mjetit, i vdekur
Artur Alibeaj, 40 vjç, pasagjer në gjendje të rëndë
Lutfi Alibeaj, 70 vjç, pasagjer, jashtë rrezikut për jetën
Ankushe Alibeaj, 84 vjçe,, pasagjere, jashtë rrezikut për jetën