Aksidenti, vdes në spital efektivi i policisë

Foto ilustruese
Ndërron jetë në spital efektivi i policisë që u aksidentua mbrëmjen e së mërkurës. Ilir Cakorri, 30 vjeç, efektiv i policisë së Korçës, ka ndërruar jetë sot në spitalin e Durrësit për shkak të plagëve të rënda.
Aksidenti i rëndë u shënua një natë më parë në Durrës, kur automjeti me të cilin udhëtonte Cakorri ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
Në aksident mbeti i plagosur edhe një person tjetër, i cili drejtonte mjetin. Ai ndodhet në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe e mjetit.