Berisha: Në shkolla, detyrimisht gjuha kineze
Në kulmin e krizës humanitare në zonat malore të vendit ku rreth 250 mijë banorë janë bllokuar prej ditësh nga dëbora, kryeministri Berisha ka kërkuar që shqiptarët të mësojnë me detyrim gjuhën kineze. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Berisha ka preferuar të flasë gjerë e gjatë për projektligjin për Sistemin arsimor parauniversitar duke u fokusuar pikërisht tek gjuha kineze. Duke i cilësuar shqiptarët si poliglotë të lindur, kryeministri tha se idenë për të mësuar gjuhën kineze e kishte marrë nga një shoku i tij, i cili i kishte thënë se shqiptarët janë të parët që flasin më mirë gjuhën kineze. Burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave nuk kanë treguar dje se kush është shoku u kryeministrit Berisha.
Duke shpjeguar projektligjin, Berisha tha rrit në mënyrë të ndjeshme autonominë në shkolla dhe vendos një pozicion të ri për rolin e prindërve dhe nxënësve në sistemin tonë arsimor. Projektligji i kushton një rëndësi të veçante mësimit të dy gjuhëve të huaja. Shqiptarët për definicion janë poliglotë të lindur. Askush nuk ka aparatin e të folurës më të përshtatshme, për të folur me shpejtësi çdo gjuhë, se sa shqiptarët. Qoftë kjo, për grupin anglosakson, neolatin, grupin kinez, sllav, etj dhe pikërisht në këtë buron edhe fakti i pasionit të tyre për gjuhët e huaja. Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, janë fluentë në italisht, duhet të hapen më shumë ndaj spanjishtes, ndaj gjermanishtes, por edhe ndaj gjuhës kineze, si gjuhë e dytë. Sistemi ynë arsimor duhet të pasqyrojë botën në të cilën jetojmë dhe kjo botë flet vetë, ndaj dhe është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor në përqindje të caktuar, krahas gjuhëve të tjera të mëdha, detyrimisht të jetë si e dytë edhe gjuha kineze,- tha dje Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Kjo deklaratë shkaktoi ilaritet edhe tek ministrat e pranishëm në mbledhje dhe kryeministri nisi të shpjegonte se nga i ka lindur kjo ide. Një mik i imi do të më thoshte se – kur vjen puna për ta folur shqiptarët janë të parët që e flasin më mirë këtë gjuhë-, ndaj dhe le të bëjmë ne përshtatjen me realitetin, të hapet hapësire për gjuhë të dytë spanjolle, italisht, gjermanisht dhe gjuhen kineze, detyrimisht si gjuhë e dytë,- tha Berisha. Si deklaroi se vendosja e gjuhës kineze si gjuhë e dytë përmes ligjit kryhet për të shmangur ndryshimet shpeshta të kutikulave mësimore. Kjo i jep një bazë, një shkollimi të qytetëruar. Nuk mund të cenosh të drejtat e nxënësve sipas oreksit apo gjendjes tënde shpirtërore. Ai trajtohet me dinjitet të plotë dhe respekt të plotë të të drejtave të tij. Dhe ligji e sanksionon këtë. Ligji sanksionon të drejtat e prindërve,- tha kryeministri.
Historia e marrëdhënieve shqiptaro-kineze
Shqipëria e sapo dalë nga Lufta e Dytë Botërore u orientua menjëherë drejt bllokut komunist të kryesuar nga Bashkimi Sovjetik. Liderët e vendeve të Lindjes menduan të bënin një pakt që u quajt Traktati i Miqësisë i Bashkëpunimit dhe të Ndihmës Reciproke dhe Shqipëria ishte një nga tetë vendet të bllokut komunist që nënshkroi këtë marrëveshje e që u quajt Traktati i Varshavës. Vendet e tjera bashkëthemeluese ishin Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia, Gjermania Lindore, Rumania dhe Bashkimin Sovjetik. Vite më vonë Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës dhe u afrua me Kinën. Vitet 1961- 1978 njihen si koha e artë e marrëdhënieve kinezo-shqiptare. Gjatë kësaj kohe Shqipëria përqafoi Revolucionin kulturor kinez që solli të ashtuquajturit dacibao – në gjuhën tonë fletë rrufe, gjyqet kolektive ndër ndërmarrje e lagje, shkatërrim të institucioneve fetare e deri kulteve e varreve, kolektivizim deri në mjerim të plotë etj. Në fund Shqipëria krenohej se ishte Shteti i vetëm ateist në botë.
Por edhe pranvera kineze nuk zgjati shumë. Afrimi i Kinës me Bashkimin Sovjetik, vizita e presidentit amerikan Nikson në Kinë dhe disa veprime të tjera sollën krisjet e para mes dy vendeve. Ndërprerja e ndihmave nga ana e Kinës dhe disa probleme ideologjike sollën edhe prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve duke lënë pas në Shqipëri industrinë e rëndë kineze, por edhe fletë-rrufetë, rrënojat e institucioneve të kultit dhe i gjithw ai qw mbahet mend si revolucioni kulturor kinez.
Kush quhet arsim parauniversitar
arsimi parashkollor, kopsht
arsimi fillor
arsimi i mesëm i ulët, arsimi pasfillor
arsimi i mesëm i lartë
Feja lejohet vetëm në shkollat private
Projektligji për arsimin parauniversitar ndalon lëndët fetare në shkollat publike, por i lejon ato në shkollat private. Në nenin 8 të këtij ligji thuhet: Arsimi parauniversitar është laik, përveçse, në shkollat private ku zhvillohen edhe lëndë fetare. Ndërkohë personave, që u përkasin pakicave kombëtare, u krijohen mundësi të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën amtare, të mësojnë historinë dhe kulturën e tyre sipas planeve dhe programeve mësimore.
Kush mbetet dy herë në klasë kalon në shkollë me korespondencë
Nxënësit që mbeten dy herë në klasë në arsimin parauniversitar e humbasin të drejtën për të vazhduar shkollën rregullisht dhe duhet të regjistrohen në shkolla nate ose me korespondencë. Kjo është sanksionuar në ligjin e ri. Sipas nenit 22 të këtij ligji, arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç. Nxënësi, që ka mbushur moshën shtatëmbëdhjetë vjeç dhe nuk ka përfunduar arsimin bazë, lejohet të përfundojë klasën që po ndjek. Nxënësit, që kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk e kanë përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë, regjistrohen në shkollat e arsimit bazë me kohë të pjesshme,- thuhet në nenin 22 duke sanksionuar largimin nga shkolla të nxënësve që kanë humbur dy klasa. Ata që kanë hyrë një vit më vonë në shkollë lejohen të mbesin vetëm një vit. Nxënësi, që nuk ka ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë me kohë të plotë, ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me program mësimor individual, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit,- thuhet në ligj.
E njëjta procedurë ndoqet edhe për arsimin e mesëm të lartë, atë që njihet ndryshe si gjimnazi. Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë me kohë të plotë pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç. Nxënësi deri në moshën 21 vjeç lejohet të ndjekë arsimin e mesëm të lartë trevjeçar, kurse deri në moshën 22 vjeç arsimin e mesëm të lartë katërvjeçar. Nxënësi, që ka mbushur përkatësisht moshën 21 vjeç në arsimin e mesëm të lartë 3-vjeçar apo 22 vjeç në atë 4-vjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, lejohet të vazhdojë klasën që ndjek deri në fund të atij viti shkollor. Gjimnazi përbëhet nga tri klasa. Nxënësve, që kanë mbushur moshën njëzet e një vjeç dhe nuk e kanë përfunduar gjimnazin, u mundësohet ndjekja e gjimnazit me kohë të pjesshme ose në distancë,- thuhet në ligj. Por neni 49 i të njëjtit ligj përcakton që nxënësit nuk mund të mbesin në klasën e parë, të dytë dhe të tretë. Kjo klasë mund të përsëritet vetëm me kërkesë të prindërve, të cilët nuk janë të bindur se fëmija e tyre ka përvetësuar lëndët.
Komuniteti do ketë kompetenca mbi mësuesit
Projektligji parashikon ngritjen e një bordi që ka kompetenca të plota mbi drejtorin e shkollës ose kopshti si dhe mësuesit. Çdo institucion arsimor ka bordin e tij të përbërë nga prindër, nxënës, mësues, përfaqësues të q
