Helmohet nga tymi familja shqiptare
Regjio Emilia - Nje familje shqiptare ne Itali per pak eshte shuar nga dioksidi i karbonit cliruar nga soba me dru. Sipas policise italiane, familja shqiptare, perbere nga prinderit dhe dy femijet kane qene ne gjume, kur lenda helmuese ka dale nga soba qe perdornin per t'u ngrohur dhe i ka lene te intoksikuar. Dy prinderit dhe femijet, 5 dhe 7vjec jane derguar me urgjence ne spitalin e Fidences ne Reggio Emilia dhe sipas mjekeve nderhyrja eshte bere ne kohe. Agjencia e lajmeve italiane Ansa, beri te ditur dje se dy dite me pare ne Carpineti, te Reggio Emilias prinderit dhe dy femijet shqiptare 5 dhe 7 vjec kane mbetur te intoksikuar ne shtepine e tyre si pasoje e dioksidit te karbonit te cliruar nga soba qe ndizej me dru. Te kater personat jane derguar me urgjence ne spitalin e Castelnovo Monti dhe me pas ne ate te Fidenzas per nje trajtim me special, per shkak te gjendjes se tyre te renduar. Gjithsesi mjeket bejne te ditur se familja shqiptare i ka shpetuar rrezikut per jeten. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i asfiksimit ka qene tymi i dale prej deres se sobes e cila mund te jete harruar hapur.
A. Cena
A. Cena