Firma VMRO-DPMNE-BDI shmang njohjen e Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Njohja e Kosovës si shtet fqinj i pavarur nuk është përfshirë në marrëveshjen për bashkëqeverisje midis VMRO-DPMNE dhe BDI.
Në dokumentin e marrëveshjes të publikuar nga partia maqedonase VMRO-DPMNE nuk është përfshirë çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Zyrtari i kësaj partie, Ilija Dimovski nuk ka komentuar çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e re. Ndërkohë, BDI akoma nuk ka komentuar versionin e saj të marrëveshjes me VMRO-DPMNE. Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti gjatë fushatës, si një nga prioritetet e qeverisjes, ka përmendur njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia. Njohja e Kosovës po vazhdon të debatohet në koridoret politike të Shkupit. Shefi i diplomacisë i Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se përcaktimi i kufirit me Kosovën nuk është çështje e lidhur me vendimin për njohjen e këtij vendi fqinj.“Ndarja e kufirit nuk është e lidhur me vendimin për njohjen e Kosovës. Ne presim që procesi i shënimit të kufirit të vazhdojë me dinamikë të përshpejtuar”, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski. Sipas tij, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të shqyrtohet në mënyrë plotësuese dhe se Qeveria e Maqedonisë do të vlerësojë nëse ka ardhur koha për këtë çështje.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008