E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohen me motorë, plagosen rëndë dy të rinj


ELBASAN - Udhëtonin me motorë, përplasen dhe aksidentohen mjaft rëndë dy të rinj. Ngjarja u regjistrua në orët e pasdites në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Krivës". Nuredin Llaha, 21 vjeç, me banim në fshatin Hajdaraj duke drejtuar motorin tip "Lifan" me targë EL 734 B është përplasur me motorin tip "Honda" pa targa, të drejtuar nga Dritan Panxhi, 24 vjeç, me banim në fshatin Mlizë. Të rinjtë janë transportuar për në spital e ndodhen në gjendje kritike për jetën. Pas marrjes së ndihmës së pare, 24-vjeçari Dritan Panxhi është dërguar në Tiranë për shërbim më të specializuar, ndërsa Nuredin Llaha ndodhet në koma në spitalin e Elbasanit. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili përcaktoi se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit. Policia ka nisur hetimin për Nuredin Llahën, pasi sipas ekspertëve ka qenë ky i ri që ka humbur kontrollin e drejtimit të motorit. Megjithatë po punohet për të zbardhur rrethanat e vërteta të këtij aksidenti.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›