Rreh avokatin e bashkëshortes, ndiqet penalisht
ELBASAN - Inatin e bashkëshortes e nxjerr tek avokati i saj. Policia e Gramshit ka nisur procedimin penal për Ilir Koçibellin, 45 vjeç, me banim në Korçë, pasi ndaj tij rëndon akuza e "goditjes për shkak të detyrës". 45-vjeçari ka qëlluar me mjete të forta Eduart Bicin, 50 vjeç, me banim në lagjen "Sporti" të qytetit të Gramshit me detyrë avokat. Ngjarja ka ndodhur në çastin kur avokati ka qenë i pranishëm gjatë zbatimit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor në zyrën e Përmbarimit në këtë qytet. Avokati ishte autorizuar që të merrte fëmijët e shtetasit Ilir Koçibelli, pasi ky shtetas rezulton i divorcuar nga bashkëshortja, dhe t'i çonte tek e ëma e tyre, e cila kishte të drejtën t'i takonte. Por në momentin që është kërkuar zbatimi i urdhrit të gjykatës, Koçibelli (tek i cili ndodheshin fëmijët), nuk ka pranuar, duke sulmuar avokatin me mjete të forta rrethanore.