E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i majit do zgjidhe dilemen e sekretareve dhe ndarjen e mandateve

Kongresi i muajit maj pritet te coje ne zgjedhje edhe sekretaret e Partise Demokratike ne qender. Me marrjen e pushtetit ne Korrik te vitit 2005 pjesa derrmuese e sekretareve te kesaj partie ne qender u emeruan edhe ne poste te ndryshme ministrore, duke lene ne hije edhe punen e tyre prane partise. Me zhvillimin e ketyre zgjedhjeve pritet qe te ndahen ne menyre perfundimtare edhe postet e sekretareve nga ato ekzekutive ne qeveri. Kjo per faktin se duke qene te emeruar edhe ne poste te rendesishme te qeverise, sekretaret nuk mund te kene te njejtin ritem pune edhe ne parti. Ne deklaratat e tij te meparshme kreu i qeverise, Berisha ka deklaruar se garat ne PD duhet te jene te hapura per cdo individ i cili ndjen se ka aftesite e duhura per te marr nje post te tille te rendesishem prane Partise Demokratike. Po keshtu me keto zgjedhje pritet te behet edhe zgjerimi i posteve te sekretareve prane PD-se dhe per pasoje nje ndarje e re e cila do te pasqyrohet edhe ne statut. Por ky proces duket se do te ruhet per ne prag te zgjedhjeve nga ana e Partise Demokratike, pasi figurat e reja qe pritet te zgjidhen ne PD pritet te jene edhe nje imazh i mire per vete partine me te madhe te mazhorances, ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare te cilat do te mbahen ne nje muajt e veres te vitit te ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›