Aksidentohet Belen Rodriguez dhe i dashuri i saj
Belen Rodriguez dhe i dashuri i saj Stefano De Martino kanë lënë spitalin Sandro Pertini në Romë ku ishin shtruar pas një aksidenti me motor që përfshiu dy personazhet e njohur të showbiznesit në Itali.
Belen dhe Stefano morën disa plagë në trup, ndërsa pas kontrollove mjekësore dhe mjekimit të marrë janë kthyer në shtëpi.
Belen mësohet se ka marrë rreth 12 qepje në krah ndërsa ka dhe disa plagë në fytyrë. Partneri i saj, balerini Stefano De Martino ka marrë plagë në hundë, dorë dhe në krah.
Të dy u larguan nga spitali me rroba në të cilat dukeshin ende njollat e gjakut.
