E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesëvjeçarin e mbysin me thikë

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 08:45

Një pesëvjeçar është gjetur i vdekur, i therur me thikë, të mërkurën mbrëma, në fshatin Miratoc të Preshevës.

Njazi I. ishte nisur të kthehej nga enti parashkollor në shtëpi së bashku me një shok të tij. Pas pak, shoku ishte ndalur në një dyqan dhe ai kishte vazhduar rrugën i vetëm.

Pasi nuk kishte mbërritur në kohën e zakonshme në shtëpi, prindërit e farefisi kishin nisur ta kërkojnë. E kishin gjetur të vdekur, në një shtëpi të pabanuar, qindra kilometra larg shtëpisë së tij.

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Vranjë, Mirjana Ristic, ka thënë se djaloshin e ka vrarë një person i panjohur, të cilin po e kërkon policia.

Fshati Miratoc, në kufi me Maqedoninë, është i banuar tërësisht me shqiptarë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›