Rama: Ja projektet qe kemi per Lapraken
Qytetaret e Njesise Bashkiake numer 11, zhvilluan nje bashkebisedim me kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe stafin drejtues te ketij institucioni, lidhur me hartimin e Buxhetit me pjesemarrje 2009. Ne kete takim, u vu theksi ne nderhyrjen qe bashkia e Tiranes ka realizuar ne bllokun e Laprakes dhe qe sipas Rames "eshte modeli se si ne do t'i bejme te gjitha blloqet e banimit, ne kete periferi". Kryebashkiaku falenderoi pjesemarresit per kontributin e tyre gjate ketij procesi te rendesishem dialogues me komunitetin, ndersa deklaroi se per Lapraken hapet nje kapitull i ri qyteterimi. "Kemi filluar te nderhyjme prej kohesh dhe po plotesojme infrastrukturen me kanalizime, me ujesjelles, me ndricim, me gjelberim, me hapesira publike dhe me rindertimin e kinemase se vjeter qe do te kthehet ne nje qender me shume funksione per te rejat dhe te rinjte e Laprakes", tha kryebashkiaku.