E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandumi, 146 te burgosur do te arsimohen

E drejta e arsimimit e paraburgosurve dhe te denuarve ne Institucionet e Ekzekutimit te Vendimeve Penale ishte objekti i nje Memorandum bashkepunimi te nenshkruar dje ne MASH nga Ministri i Arsimit dhe Shkences Fatos Beja dhe nga Ministri i Drejtesise Z. Enkeled Alibeaj. Ne baze te ketij Memorandumi, te gjithe shtetasve te denuar qe shprehin deshiren per t'u arsimuar, u jepet nje shans i dyte. Aktualisht ne te gjitha keto Institucione kane shprehur deshiren per t'u arsimuar apo te vazhdojne arsimin 146 te denuar. MASH do te marre persiper realizimin e te gjithe anes pedagogjike te procesit mesimor, duke perfshire, venien ne dispozicion te mesuesve si dhe pajisjen me mjete mesimore. MASH, gjithashtu do te pergatise programe specifike per procesin mesimor. Nga ana e saj Ministria e Drejtesise do te marre persiper sigurimin e kushteve, klasave te pershtatshme dhe gjithe infrastrukturen e nevojshme. Do te siguroje transportimin e mesuesve, kur keto institucione ndodhen larg nga qendrat e banuara, sherbim psikologjik dhe social per procesin e mesimdhenies.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›