Viti i Ri, festimet ne plazh
Luljeta Ndoka
Te kalosh naten e nderrimit te viteve ne nje hotel me shume yje, qofte edhe ne vendet me mondane, nuk eshte kushedi cfare. Te pakten jo, nese ekziston nje variant tjeter, i cili do te te mundesonte qe oren 00.00 mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit ta kaloje ne nje plazh apo ne pishine. Kjo, jo vetem duke i soditur, por edhe duke i shijuar. E pra, kjo eshte tendenca me e re e shqiptareve qe ua lejon xhepi, per kete fundvit. Pronare te agjencive te ndryshme turistike ne Tirane ua dine per nder pikerisht telenovelave te ndryshme, qe u futen ne mendje shqiptareve te shkojne pikerisht ne keto vende, ku edhe shumat qe perfitohen jane te majme.
Plazhet
Plazhet me te bukura te vendeve ku Viti i Ri mund te kalohet ne stine vere, jane ne shenjester te turisteve shqiptare qe duan ta festojne naten e nderrimit te viteve duke notuar dhe duke shijuar rrezet diellore qe e kane braktisur prej disa muajsh Shqiperine. Sipas nje agjencie turistike ne Tirane, gjate diteve te fundvitit do te ofrohen nje sere veprimtarish si vizite me varken me fund transparent, si nje mundesi unike per te pare faunen e jashtezakonshme te Detit te Kuq, te pasur me peshq shumengjyresh dhe me korale. Keshtu, per 5 dite e 4 net, cmimi per nje person do te jete 699 euro, kundrejt mundesise per ta kaluar festen e Vitit te Ri ne stine "vere". Sipas agjencive turistike, nje nga shkaqet pse sivjet eshte theksuar kaq shume tendenca per ta kaluar kete feste ne plazh, lidhet sadopak edhe me pamjet qe ofrojne telenovelat braziliane sidomos, ku jepen mjaft sekuenca te nates se nderrimit te viteve ne temperatura relativisht te larta. Ndersa verehet se "lufta" mes agjencive turistike per te afruar klientet ka filluar. Ndonese duhen pak me shume se tri jave qe nga nata e nderrimit te viteve, dhjetera agjenci kane pergatitur tashme ofertat e tyre. Pasi kane studiuar "tregun" e ofertave, agjencite kane nxituar te bejne propozimet e tyre, duke ofruar "parajsen".
Ofertat
Per te gjithe ata qe naten e acarte te Vitit te Ri duan ta kalojne ne plazh, agjencite turistike kane pergatitur oferta te posacme dhe sic i cilesojne ata, me cmime te arsyeshme. Keshtu, 5 dite e 4 net ne Sharm El Sheikh te Egjiptit kushtojne minimalisht 699 euro per person. Megjithate gjithcka varet nga lloji i hotelit, sherbimet e perfshira ne cmim, etj. Cmimi maksimal per nje person shkon ne shifren 990 euro. Ndersa per femijet jane parashikuar ulje te pjesshme, ne baze te moshes. Per femijet nga 2-6 vjec mesatarisht paguhen 390 euro per person, ndersa per ata nga 6-12 vjec, 690 euro. Ne keto cmime nuk perfshihen vizat egjiptian, programet opsionale, bakshishet. Shumica e hoteleve qe klientet do te zgjedhin per te kaluar naten e Vitit te Ri, kane te perfshire mengjesin dhe darken. Dubai eshte shume me i shtrenjte nga destinacioni i siperpermendur. Nje person do te paguaje 1280 euro per nje dhome ne hotel me 3 yje, 1380 euro per hotel me 4 yje dhe 1490 euro per hotel me 5 yje, vetem per nje person. Cmimet ne te vertete jane te kripura po te kemi parasysh nivelin e ulet te jeteses ne vend e megjithate, sic e pohojne ne momente sinqeriteti menaxheret e agjencive, "Te varfrit, shtresa e mesme nuk mund te pretendojne se ua mban xhepi keto udhetime luksi. Eshte nje shtrese tjeter qe prenoton".
Sharm El Sheikh
Cmimet per kete destinacion fillojne nga 699 euro qe eshte me i uleti, deri ne 990 euro per nje person. Gjithcka varet nga lloji i hotelit, yjet, deri tek ushqimi. Cmimi perfshin akomodimin ne hotel, trajtimin me ushqim (mengjesi, darka, ose all-inclusive), darken festive te vitit te ri, transferten me autobus, tur panoramik ne Sharm per 5 ore rresht. Ndersa per femijet premtohet te behet ulje cmimi, ne varesi te moshes se tij. Cmimet perfshijne edhe bileten e carterit.
Dubai
Gjithsecili ka mundesi zgjedhjeje, duke filluar nga hotelet me tri yje qe kane edhe cmimet me te lira por edhe ato me pese yje. Keshtu 1280 euro kushton per hotelet me tri yje, 1380 euro per hotelet me kater yje dhe 1490 euro per ata me pese yje. Ne cmime perfshihen mengjeset dhe drekat si dhe darka e vitit te ri. Po keshtu edhe biletat, fjetja si dhe transporti nga aeroporti drejt hotelit. Ne vize nuk eshte perfshire tarifa e vizes se hyrjes ne Dubai prej 100 dollare dhe muzete.
Paris-Bruksel-Amsterdam
Me 1250 euro do te keni mundesi qe te shikoni kryeqytetet me te bukura Evropiane. Nderkohe qe brenda ketij cmimi perfshihet darka speciale e Vitit te Ri, shetitje gratis me autobus, udhetim prej shtate netesh dhe sigurim te mengjesit. Por edhe darkat do te jene ne restorantin e hotelit qe kompania ka perzgjedhur dhe nje shoqerues, do te shpjegoje gjithcka per keto vende qe do te vizitoni. Agjencia njofton se mund te ndihmoje ne marrjen e vizes, por nuk e garantin dhenien e saj.
Mavrova
Kater dite ne nje nga qytetet me te bukura, ne Mavrove dhe vetem per 349 euro. Shetitje me autobus por edhe me traget pergjate bregdetit kroat si dhe qendrime ne Dubrovnik. Cmimi perfshin udhetimin me autobus, darken e Vitit te Ri, mengjeset dhe darkat ne hotel. Po keshtu edhe taksat e kufirit, shoqeruesin gjate udhetimit si dhe akomodimet ne nje nga hotelet e Dubrovnikut. Ne pagese nuk jane perfshire hyrjet ne monumente dhe muzeume, apo edhe bakshishet e ndryshme.
Rome-Marseje-Barcelone-Monserat-Montecarlo-Firence
Nje destinacion shume i gjate, dhe njekohesisht mjaft joshes. Me 29 dhjetor, ata qe kane prenotuar nisen nga porti i Durresit, ndersa do te mberrijne ne po kete port, me 7 janar. Cmimi i kesaj pakete eshte 1290 euro. Sipas nje agjencie, ne te perfshihet udhetimi vajtje-ardhje me traget dhe autobus komod, fjetjet ne hotel, darken speciale te Vitit te Ri, shetitje me autobus ne qytetet e lartpermendur, por jo pagesa e vizave apo vizitat e ndryshme ne muze.
699 Euro Cmimi minimal per ta kaluar Vitin e Ri prane Detit te Kuq ne Sharme El Sheikh. Megjithate, gjithcka varet nga lloji i sherbimeve qe duan klientet, sepse cmimi maksimal per te shkuar atje per disa dite e net, arrin ne plot 999 euro per nje person, ndersa per femijet ka ulje
1150 Euro Cmimi fillestar per ta kaluar naten e Vitit te Ri ne Paris. Ne pagese perfshihet udhetimi vajtje-ardhje me avion, transfertat dhe shetitjet me autobus, akomodim ne hotel per 5 net qendrimi, mengjeset dhe darkat per te gjitha ditet e udhetimit, lundrimi me anije dhe darka speciale e Vitit te Ri.
Agjencite kane dhene ofertat e tyre edhe per shtresen jo te kamur, qe per fat te keq perben edhe shumicen. Keshtu, nje agjenci jo pak e njohur ne kryeqytet pohon se per 3 net e 4 dite ne Maqedoni, cdo personi i kushton 179 euro paketa standarde. Ndersa per ata qe duan pakete luksi, oferta eshte 199 euro per person.
Turqia
Te shkosh ne Turqi, destinacioni me i prekshem per shqiptaret qe kane mundesi, kushton 410 euro, nese zgjedh te qendron ne nje holl me muzike, dhe 460 euro nese preferon te qendron ne hotel me vetem 3 yje. Gjate vitit te kaluar, ky cmim ishte 399 euro ne hotel me 3 yje, dhe 449 euro ne hotel me 4 yje.
Festa e Vitit te Ri, restorantet nisin pergatitjet
Per te gjithe qytetaret te cilet nuk kane mundesi ta kalojne naten e nderrimit te viteve jashte shtetit, bar-restorantet dhe pub-et e kryeqytetit kane filluar pergatitjet e para. Shumica prej tyre kane hartuar programin e festimeve per Vitin e Ri, duke bere madje edhe reklama. Keshtu, disa prej restoranteve me te njohura ne Tirane kane filluar te "rekrutojne" klientet e pare. Menaxheret shprehen se ne pergjithesi, ata i kane tavolinat e prenotuara vit per vit. Megjithate, u eshte dashur te punojne shume, duke afruar prane bizneseve te tyre kengetare e grupe muzikore. Madje edhe humoriste te ndryshem. Sigurisht qe keto lloj sherbimesh kushtojne, por sipas menaxhereve te restoranteve me luksoze, ia vlen nje gje e tille. Ata tregojne se pjesa derrmuese e personave qe kane prenotuar, jane familjare. Shpesh ata preferojne qe t´i marrin edhe femijet me vete, me qellim qe edhe ata ta shijojne naten madheshtore te Vitit te Ri. Ata qe i kane femijet e vegjel, ua lene prinderve, por, sipas administratoreve, nuk mungojne edhe rastet kur prinderit ua japin "luksin" bijve te tyre qe te qendrojne zgjuar te pakten ne nje nate. Te pyetur se ku do ta kalonin naten e nderrimit te viteve, qytetare te ndryshem shprehen se do ta kalojne ne restorant. Ata thone se megjithese cmimet jane te larta, ia vlen te kalosh nje nate fantastike. Ata jane te mendimit se kane punuar gjithe vitin, dhe nje shpenzim i tille nuk eshte aspak i tepert nese nuk behet shpesh.