Aksidentohet koreografi Agron Aliaj, familja apelon për ndihmë
Share
Koreografi i njohur, Agron Aliaj, është përplasur dje nga një makinë ndërsa dilte nga Teatri i Operas dhe Baletit. 79 vjeçarin e ka goditur një makinë Audi A6, e cila më pas e ka transportuar drejt spitalit. Ai është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse gjendja e tij është e rëndë. Të afërmit e tij thonë se ai i ka të dy duart të paralizuara. Që ai të dalë pa pasoja nga aksidenti, duhet të dërgohet jashtë për kurim. Agron Aliaj është i vetmi koreograf i baletit klasik, me karrierë 50 vjeçare, që vazhdon të punojë me trupën e baletit.