E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët në rrjetin e trafikut të drogës nga Garda Revolucionare e Iranit

Share

Ditën kur Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin vjetor të luftës kundër narkotikëve, agjencia The Daily Caller raporton se Irani po e përdor këtë trafik për të financuar operacionet terroriste në mbarë botën. Një grup opozitar në Iran, i quajtur Ekspertët e Blertë të Iranit, ka ofruar detaje se si Garda Revolucionare e Iranit është e lidhur me trafikun e armëve dhe pastrimin e parave. Ata përdorin edhe selitë diplomatike të Iranit në botë për të lehtësuar këtë trafik. Për këtë arsye, SHBA e ka vendosur Iranin në listën e vendeve kryesore sa i përket shqetësimit për pastrimin e parave. Madje një gjeneral iranian cilësohet nga SHBA si padrino kryesor i trafikut të heroinës.

Ekspertët e Blertë të Iranit flasin për një plan të Gardës Revolucionare të Iranit, të quajtur Koha e kolapsit, që synon të destabilizojë Perëndimin përmes terrorit, drogës dhe pastrimit të parave. Ajo që të habit është se edhe këtu shfaqen shqiptarët. Madje në lojë hyn edhe Azerbajxhani i dashur i kryeministrit. Siç raporton Daily Caller: Rreth 17 muaj më parë, anëtarët e një grupi droge janë arrestuar në Baku, Azerbajxhan. Mes tyre edhe dy iranianë, të cilët i mbrojti nga hetimi konsullata iraniane. Por anëtarët e tjetër të grupit, nga Azerbajxhani, Shqipëria dhe Taxhikistani, kanë rrëfyer lidhjet e tyre me rrjetin e drogës së Gardës Revolucionare. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›