E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplas këmbësorin, largohet

Ardjan Mullai

Një person i cili ishte në drejtimin e një makine me targa greke pasi është përplasur me një automjet me targa Elbasani ka përplasur gjithashtu dhe një këmbësor. Pas kësaj drejtuesi, ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan në vendin e quajtur Kryqëzimi i Spitaleve në afërsi të Universitetit Aleksandër Xhuvani. Automjeti tip Suzuki me targë greke PIY 7357 është përplasur me një mjet tip Benz me targë EL1525B me drejtues Ardjan Mullain dhe fill pas kësaj ka përplasur këmbësorin Nazmi Kanani, 48 vjeç me banim në Elbasan.

Drejtuesi i automjetit tip Suzuki është larguar nga vendi i ngjarjes duke e rënduar pozicionin e tij në këtë aksident. I lënduari është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhen në gjendje serioze për jetën. Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit Suzuki i cili është edhe autori i këtij aksidenti. Ndaj tij janë ngritur dy akuza, ajo e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›