E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet kryetari i Bashkisë së Memaliajt

Aksidenti është shënuar pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Pëllumb Bodeci udhëtonte me mjetin e tij tip benz teksa është përplasur me murin rrethues në afërsi të liqenit të Viroit. Policia po heton për shkaqet e aksidentit. 

GJIROKASTER- Aksidentohet kryetari i Bashkisë së Memaliajt në një përplasje automobilistike. Aksidenti është shënuar pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Pëllumb Bodeci udhëtonte me mjetin e tij tip benz me targa te huaja teksa është përplasur me murin rrethues në afërsi të liqenit të Viroit.
I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Gjirokastrës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›