Gjyqësori, Beçaj: Merr vendime të pavarura

Nuk është dashur asnjë akuzë që kryegjyqtarja e gjykatës së Lartë të tregojë në një deklaratë trasparencën e gjyqësorit dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit nga ky institucion. Në një deklarate për shtyp kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj ka treguar se ky organ që ajo drejton ka pavarësi të plotë në dhënien e vendimeve, autoritet e integritet të lartë, imunitet dhe garanci kushtetuese e ligjore. "Transparenca e veprimtarisë gjyqësore na detyron të dalim para opinionit të gjerë publike më tej dhe të qartësojmë misionin kushtetues dhe ligjor të drejtësisë në vendin tonë", pohon Beçaj ndër të tjera kryegjyqtarja ka prekur në deklaratën e saj edhe fenomenin e korrupsionit duke treguar se ky fenomen është duke u luftuar nga organet e gjyqësorit.
"Gjykata e Lartë shpreh angazhimin e hapur publik se pavarësinë dhe kompetencat e pushtetit gjyqësor që burojnë nga Kushtetuta dhe ligji do t'i vërë gjithmonë në themel të zgjidhjeve ligjore, objektive dhe profesionale të çështjeve që janë në juridiksionin e saj. Presionet e çfarëdollojshme që ushtrohen mbi Gjykatën e Lartë nuk mund të lëkundin qëndrimin e saj të vendosur për zbatimin e ligjit gjatë procesit vendimmarrës gjyqësor", përfundon deklaratën e saj kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj.