E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare, nis nesër procesi në Gykatën e krimeve të Rënda

E nisi aktivitetin me një incident të rëndomtë, por sot numëron 15 anëtarë të arrestuar dhe tre anëtarë të banës të vrarë. Të gjitha këto cilësime mbajnë vetëm një emër "Banda e Lushnjës".
Zanafilla e bandës nis nga viti 1997 dhe numëron 15 anëtarë të arrestuar dhe tre të vrarë. Gjithçka në historinë e kësaj bande nisi pas një sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, pas një bisede telefonike mes dy miqve. Grindja mes tyre nuk do të mbaronte vetëm me një mbyllje telefoni. Sipas prokurorisë, Aldo Bare qëllon ndaj Artur Dajës, duke e plagosur, por vdes në vend një shoku i këtij të fundit, Genci Kashari. Por në këtë shkëmbim zjarri mes palëve ka mbetur i vdekur vëllai i Aldos, Ramadan Shkurti. Pas ngjarjes, trupat e të vrarëve Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabia janë mbajtur peng për një kohë të gjatë nga Artur Daja, që nuk ka lejuar marrjen e kufomave nga familjarët e tyre. Për t'u hakmarrë për të vëllanë e tij, Aldo Bare apo ndryshe me emrin e tij të lindjes Alfred Shkurti krijoi bandën e armatosur, duke përfshirë edhe persona të tjerë të akuzuar në këtë proces. Më pas kjo bandë ka kryer krime si, vrasje, tortura dhe grabitje apo edhe vendosje eksplozivi. Por kjo bandë mes 15 anëtarëve ka edhe një të penduar. Ndihmësi i drejtësisë shqiptare ka rrëfyer në seancat gjyqësore të gjitha historitë e krimit të kryera nga kjo bandë si dhe të gjithë emrat e anëtarëve që kanë shkrepur këmbëzën e pistoletës, apo butonin e lëndës eksplozive. Madje të arrestuarit e kësaj bande kanë marrë edhe një dënim nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Është dënuar në mungesë Enver Dondollaku numri dy i kësaj bande me 25 vjet burg. Ndërsa pritet që ditën e martë të nis gjyqi për kreun e bandës së Lushnjës, Aldo Baren i cili do të gjykohet në mungesë pasi ndodhet i arrestuar në Turqi.
Të cilësuar si anëtar të bandës
Aldo Bare, drejtues i bandës së Lushnjes, i arrestuar në Turqi
Enver Dondollaku, i arrestuar në Itali, dënuar me 25 vjet burg
Petrit Liçi, i arrestuar në Lushnje, i penduar i drejtësisë
Eduart Demiri, i arrestuar në Lushnje
Elton Mermali, i arrestuar në Itali, ekstradohet
Enver Boriçi, i arrestuar në Lushnje
Dritan Vila, i arrestuar në Lushnje
Arben Boriçi, i arrestuar në Lushnje
Maksin Çela, i arrestuar në Lushnje,
Ilir Stërgu, i arrestuar në Lushnje
Erjon Çiçi, i arrestuar në Lushnje
Erjon Kashari, i arrestuar në Greqi, nuk është ekstraduar
Hysni Ymeri, i arrestuar në Lushnje
Luan Avdyli, i arrestuar në Shijak
Rexhep Gina, i arrestuar në Lushnje

Anëtarët e vrarë
Gentian Kulla
Edison Xhafaj
Leonard Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›