Gripi i derrave, ISHP: Deri tani asnjë rast i konfirmuar
Deri tani nuk ka asnjë konfirmim për praninë e virusit AH1N1 në vend, ndërsa 10 janë rastet e dyshuara. Sipas specialisteve ekziston frika dhe rreziku që ardhja e emigrantëve nga Greqia të sjellë dhe sëmundjen e gripit të derrave.
TIRANE- Në një kohë që në vendet fshinjë, si Greqia, Maqedonia apo vendet e tjera të rajonit rastet me gripin e derrit janë shtuar në Shqipëri ende nuk kemi një rast të konfirmuar me virusin AH1N1. Pavarësisht se të gjitha mostrat e dyshuara dërgohen pranë Institutit të Shëndetit Publik, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar me virusin AH1N1.
Në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik vijnë të gjitha mostrat e dyshuara me virusin AH1N1. me ardhjen e emigrantëve me pushime nga Greqia vend ky që është prekur nga virusi i gripit të derrit mund të vi edhe rreziku, ndaj dhe vëmendjen më të madhe e kanë mostrat e emigrantëve të cilët vijnë nga ky vend. Ditën e nesërme pritet të dalë edhe përgjigja për 10 mostrat më të fundit nder ta edhe analizat e dy fëmijëve të dyshuar të prekur me këtë virus që vinin nga Greqia.
Ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë në spitalet e vendit janë marrë masa për të qenë të gatshëm për të përballuar çdo situatë. (a.r/news24/balkanweb)