E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të burgosurit përfitojnë leje nëse sillen mirë

Nëse sillen mirë dhe nuk kanë asnjë vërejtje me shkrim nga drejtori i burgut ku qëndrojnë të dënuarve u jepet mundësi të shkojnë disa ditë me pushime pse jo për të bërë edhe plazh me të afërmit. Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve të dënuarëve, të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t'u japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave, në total, nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit.
Kështu Leja shpërblyese i jepet:
Personave të dënuar deri në 3 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 1/4 e dënimit; personave të dënuar nga 3 deri në 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 1/2 e dënimit; personave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit.
Sipas burimeve nga burgjet mësohet se edhe këtë vit do të shihen keto kritere që të dënuarit të kenë mundësi të shkojnë në këtë sezon verore edhe në plazh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›