Masat për A/H1N1, Godo: Po rritim gadishmërinë
Autoritetet shëndetësore deklarojnë se në vend ka një sasi prej rreth 3300 dozash Tamiflu, i cili do shërbente për të kuruar pacientët e prekur me virusin A/H1N1. Shifra bëhet e ditur nga ministrja, Godo e cila inspektoi Urgjencën e Tiranës.
TIRANE- Në momentin kur pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit kanë identifikuar rastet e infektimit nga virusi i gripit të derrit, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka deklaruar se janë duke u marrë të gjitha masat dhe situata në Shqipëri është nën kontroll. Aktualisht kjo ministri disponon 3300 doza të medikamentit tamiflu, ndërkohë që sipas Godos, së shpejti do të mbërrijnë edhe 2000 doza të tjera, pavarësisht se vendet fqinje si Greqia, nga ku po hyjnë një numër i madh emigrantësh, apo Maqedonia kanë në depot e tyre disa dhjetra mijra doza tamiflu.
“Aktualisht në këtë cast kemi 3300 flakon gjendje dhe jemi duke prokuruar dhe 2000 flakon, pra në total themi se kemi gjendje 5300 flakon tamiflu” theksoi ministrja Godo e cila ka kontrolluar gjendjen e Urgjencës së Tiranës dhe gadishmërinë e punonjësve në rast shpërthimi të ndonjë epidemie të mundshme.
“ Dëshirova vetë të vi të kontaktoj personelin e Urgjencës dhe për tu transmetuar atyre një fare nxitje të gadishmërisë dhe për të diskutuar e për të parë cfarë është dicka që nuk shkon në shërbim, gjërat që mungojnë për të cilat ne mund të ndërhyjmë shpejt. Gjithashtu diskutuam për atë gadishëmri që duhet të ketë personeli i urgjencës nëse thirret nga një person i cili dyshon vetë apo është i dyshuar se mund të jetë me gripin tashmë “të famnshëm” A/H1N1, dhe cfarë duhet të bëjë ky punonjës në mënyrë që të zgjidhet sipas atij udhërrëfyesi që ne tashmë e kemi përcaktuar” u shpreh Godo.
Ministrja e shëndetësisë bën apel për të ruajtur qetësinë dhe shprehet e sigurtë se cdo situatë do të përballohet me sukses nga uniformat e bardha.
(e.n/News24/BalkanWeb)