E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet makina e Joe Biden

Një makinë policie, e cila ishte në krye të eskortës se makinave të zv/presidentit amerikan, Xho Bajden është përfshirë në një aksident të vogël, por për fat të mirë zv presidenti nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ngjarja ndodhi në pjesën perëndimore të Manhatan. Siç raporton agjensia Associated Pres, në kohën që ndodhi aksidenti, 3 makina policie ishin duke kontrolluar trafikun përpara kalimit të numrit 2 të Shteteve të Bashkuara, i cili ishte i ftuar në shfaqjen e ditës të Xhon Stjuart. Mësohet se një nga makinat e policisë u përplas me një taksi. Sipas zëdhënësit të shërbimit sekret amerikan, zv presidentit i ishte bërë me dije ajo që kishte ndodhur vetëm pas xhirimit të intervistës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›