Aksidentohet në Tetovë makina e Menduh Thaçit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi ka shpëtuar pa pasoja pas një aksidenti me makinën tij para një pikë-pagese rrugore në hyrje të qytetit të Tetovës.
Makina e zotit Thaçi është përplasur me një autobuz por fatmirësisht ai nuk është plagosur ndërsa vetëm automojeti i tij është dëmtuar.
Njoftimi është konfirmuar edhe nga Partia Demokratike Shqiptare, e cila ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për një aksident serioz dhe se shkaku ka qenë moti i keq, dëbora dhe rrugët me akull.
Ndërsa policia thotë se nuk është respektuar distanca mes automjeteve në autostradë dhe si rezultat është shkaktuar aksidenti. Vetë udhëheqësi opozitar Menduh Thaçi nuk ka bërë komente në lidhje me rastin.