Mustafa:Serbia po cënon integritetin tonë territorial

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, ka deklaruar se është kundër vazhdimit të dialogut me Beogradin.
“Unë mendoj se ne duhet të jemi të gjithë së bashku dhe pozita edhe opozita dhe në Kuvend të marrim vendim dhe ti sqarojmë edhe Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe faktorit ndërkombëtar se ne nuk jemi kundër dialogut me Serbinë, por ne nuk mund të vazhdojmë dialogun me një vend i cili ka hyrë në territorin tonë me forcën e krimit të organizuar”, ka theksuar Mustafa. Ai tha se partia e tij do të inicioj që për këtë temë të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i LDK-së tha se nuk përkrah aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e kufirit, sepse mendon se çështja e reciprocitetit duhet të vendoset në Kuvend, brënda institucioneve. “Ne nuk dalim në rrugë por do të kërkojmë që përmes institucioneve të zgjedhim këtë problem” ka shtuar Mustafa.