Lushnje, makina përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 44-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Një automjet me targa LU 2699 C me të cilën udhëtonin 3 persona ka përplasur për vdekje një kalimtare dhe më pas ka devijuar nga rruga duke u përplasur me disa materiale drusore.
Si pasojë ka ndërruar jetë 44-vjeçarja Pranvera Braga ndërsa drejtuesi i mjetit Markel Çela 21 vjeç dhe dy pasagjerët Enea Mykollari 19 vjeç dhe Ervis Kopani 20 vjeç janë plagosur por gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.